Tentim vrasje në Podujevë

Një person ka njoftuar se derisa ka qenë së bashku me gruan e tij dhe vajzën duke lëvizur në rrugë me veturë një veturë në përballë kalim ka shtënë me armë zjarrit.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur mbrëmë në Podujevë, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të veturës, ndërsa të lënduar nuk ka.
Viktima ka qenë i shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësit përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje, ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































