LAJMI I FUNDIT:

Tentim grabitje në Prishtinë

Tentim grabitje në Prishtinë
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës aty kishin shkuar katër persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës kishin tentuar të grabisin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 03:20, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe me një veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Nuk raportohet për të lënduar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/