LAJMI I FUNDIT:

Tentim grabitje me armë në një pompë të derivateve në Vushtrri

Tentim grabitje me armë në një pompë të derivateve në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Punëtori i një pompe të benzinës deri sa ka qenë në vendin e punës i shoqëruar edhe nga kolegu i tij, ka raportuar se janë kërcënuar nga tre persona të panjohur, të cilët i kanë kërkuar para.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:53 në fshatin Maxhunaj, Vushtrri.


Siç thuhet në raport, punëtorët kanë thënë se nuk kanë para, e personat e panjohur me maska janë larguar në këmbë.

“Ankuesi mashkull kosovar punëtor në pompën e benzinës në lokacionin e lartcekur ka raportuar se deri sa ka qenë në vendin e punës i shoqëruar edhe nga kolegu i tij, papritmas kishin hyrë në lokal tre persona të dyshuar të panjohur ku njëri prej tyre me një armë në dorë si dy të dyshuarit tjerë me maska në kokë dhe nën kërcënimin e armës kishin kërkuar para. Sipas ankuesit, kolegu i tij kishte kërkuar prej të dyshuarve që të largohen sepse nuk ka para. Të dyshuarit ishin larguar në këmbë. Në lidhje me rastin nuk ka pasur të lënduar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori