LAJMI I FUNDIT:

Tensionet në veri, Bundestagu gjerman diskuton sot për Kosovën

Tensionet në veri, Bundestagu gjerman diskuton sot për Kosovën

Tensionet e fundjavës në Kosovë janë sot, 3.08.2022, në rend të ditës së seancës së jashtëzakonshme të Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Federal të Gjermanisë, Bundestag.

“Para se të gjykoj, dua të informohem në mënyrë më të detajuar”, tha të hënën kryetarja e komisionit, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP), për portalin e lajmeve “The Pioneer”. “Prandaj e kam vënë çështjen në rend të ditës në seancën e posaçme të Komisionit të Mbrojtjes”.

Gjermania e shqetësuar për gjendjen në rajon

Qeveria gjermane ishte shprehur e shqetësuar për situatën në Kosovë qysh në fillim të javës. Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, SPD, e cila në pranverë pati rastin të njihej vetë nga afër me gjëndien në Kosovë, tha se “misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO po monitoron gjithashtu nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Bundeswehr-i mbetet i përkushtuar në NATO dhe me KFOR-in për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha Lambrecht, sipas një deklarate të zëdhënëses së ministres së mbrojtjes, Nadine Krüger.

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, SPD

Ushtria gjermane përfaqësohet në Kosovë si pjesë e një operacioni të udhëhequr nga NATO, por aktualisht vetëm me rreth 65 ushtarë. Sipas mandatit të Bundestagut, në rast nevoje aty mund të stacionohen deri në 400 ushtarë gjermanë. Sipas “Pioneer”, në një raport të brendshëm të Bundeswehr-it javën e kaluar, gjendja e sigurisë në Kosovë nuk ishte e kërcënaur dhe situata ishte “e kontrollueshme”.

Politikë naive në aspektin e sigurisë

Ndërkohë në një intervistë ekskluzive me DW, eksperti për Ballkanin në Institutin e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, u shpreh për ndryshim të strategjisë së perëndimit ndaj Kosovës, në aspektin e politikave të sigurisë. “Sipas mendimit tim, dialogu i koordinuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është masa e duhur për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje në mënyrë afatgjate.

Sepse kjo është çështje e politikës së sigurisë. A ka të drejtë Serbia të mohojë ose luftojë ekzistencën e shtetit të Kosovës, a ka të drejtë Kosova të bëjë kontrolle kufitare dhe të kërkojë që qytetarët e saj, përkatësisht qytetarët e Kosovës të përdorin dokumentet e shtetit të tyre”, tha Clewing, duke shtuar se “është naive të mendosh se këto çështje kaq themelore do të zgjidhen në marrëveshje me Serbinë”.

Konrad Clewing, ekspert për Ballkanin pranë Institutit të Studimeve të Evropës Lindore dhe Juglinodre në Regensburg

Clewing kërkon nga Gjermania dhe Perëndimi në përgjithësi që t’i japë fund kësaj politike dhe të gjejë një zgjidhje afatgjatë për Kosovën. Meqë misioni i KFOR-it nuk e përfshin si detyrë ruajtjen e kufijve të jashtëm të Kosovës, alternativa e vetme që do të siguronte integritetin territorial të Kosovës është anëtarësimi i kësaj në NATO, argumenton historiani.

Ukraina dhe Mali gjithashtu në rend të ditës

Mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit, megjithëse Bundestagu ndodhet zyrtarisht në periudhën e pushimit parlamentar, ishte paralajmëruar prej kohësh, për shkak të situatës në Ukrainë. Por, prë shkak të zhvillimeve aktuale, veç Kosovës, rendit të ditës i është shtuar edhe situata në Mali. Javën e kaluar edhe këtu janë shtuar tensionet midis misionit të OKB-së dhe juntës ushtarake të Malit./DW/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori