Një marrëveshje që e pranojnë të dyja palët është ajo që i nevojitet Kosovës dhe Serbisë. Është ky mendimi i ambasadores së SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e cila u shpreh gjatë një interviste për Tv Klan se të dyja palët duhet të vazhdojnë drejt paqes, sepse nuk ka alternativë tjetër.
“Për vite me radhë ne kemi mbështetur ecjen përpara dhe vendosjen e stabilitetit në këtë rajon dhe do të vazhdojmë të punojmë drejt stabilitetit. E patëm këtë diskutim sot me qeverinë shqiptare se si mund të komunikojmë më mirë për këto çështje dhe se çfarë veprimesh shtesë mund të ndërmarrim për t’u siguruar që stabiliteti të vendoset dhe që vendi të mos përfundojë në konflikt përsëri”, deklaroi ajo.
Ambasadorja Thomas-Greenfield tha se nuk mendon se dikush dëshiron të shoh sërish konflikt.
“Zgjidhja? E dini, mendoj se një marrëveshje midis të dy palëve është një marrëveshje që e pranojnë të dyja palët. Ajo nevojitet. Është ende problem pas 23 vjetësh. Por nuk kemi hequr dorë dhe as ata nuk duhet të heqin dorë. Duhet të vazhdojnë drejt paqes, sepse nuk ka alternativë. Nuk mendoj se ndonjë prej nesh do që t’i shohë të kthehen tek konflikti përsëri”, tha ajo.
Edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk do të ketë asnjë zgjidhje nëse mes dy palëve nuk ka një marrëveshje.
“Arritja e marrëveshjeve të tilla mes kundërshtarësh dhe duke pasur parasysh ç’ka ndodhur në Kosovë, siç e dimë, nuk është e lehtë. Prandaj ka zgjatur kaq shumë kohë. Por këtë herë po ndodh diçka ndryshe dhe duhet ta kuptojmë dhe duhet të komunikojmë për këtë. Është hera e parë që kemi jo një të dërguar të posaçëm të BE-së, por kemi edhe të dërguarin e posaçëm të SHBA dhe këshilltarët e posaçëm të politikës së jashtme të qeverive franceze dhe gjermane. Pra, kemi katër persona. Kemi kaq shumë fuqi të bërë bashkë që nuk ka ndodhur më parë me një propozim konkret në tryezë. Dhe kjo është diçka që as Kosova dhe as Serbia nuk duhet ta çojnë dëm. Është një çast unik për ta nxitur fort”, tha Hoxha.
Ambasadori Hoxha u shpreh se nuk do të ketë zgjidhje në asnjë nga çështjet nëse nuk ka marrëveshje. Dhe për marrëveshje, duhen dy palë.
“Mendoj se mund të merremi me të gjitha këto çështje teknike dhe ato kanë rëndësinë e tyre. Asgjë, as targat, nuk kanë atë lloj rëndësie, domethënieje sa përpjekja për të ecur vërtet përpara sepse është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Nuk do të ketë zgjidhje në asnjë nga çështjet nëse nuk ka marrëveshje. Dhe për marrëveshje, duhen dy palë”, tha ai në Tv Klan.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Djegia e spitalit modular në Tetovë, Etemi dhe Besimi dënohen me 1 vjet e 6 muaj burg

U grabiti 3 milionë euro bizneseve online, lihet në burg punonjësja e postës në Korçë

Opozita në Prishtinë thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkon shkarkimin e aksionarëve në ndërmarrjet publike

Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale

Vrau bashkëshorten me sëpatë, dënohet me 25 vjet burgim prishtinasi

Vrasja e rëndë e mësimdhënëses në Prishtinë, deklarata e Policisë dhe Prokurorisë – gjithçka që dihet deri tani

Një burrë sulmon seksualisht një burrë tjetër në Llapnasellë

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Voziti 156 km/h – shoferi dënohet me 300 euro dhe i merret patentë shoferi për tre muaj

TapRrap

TapRrap

KEDS Energy

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium