LAJMI I FUNDIT:

Tenderët e 16 institucioneve, në duar të AQP-së

Tenderët e 16 institucioneve, në duar të AQP-së

Kuvendi i Kosovës nuk është i interesuar që të përzihet shumë në punët e tenderëve, të paktën jo në mënyrë zyrtare. Plotësim-ndryshimi i Ligjit të Prokurimit Publik që ishte votuar në Kuvendin e Kosovës ende nuk ka nisur të implementohet në tërësi. Ligji e obligonte Kuvendin e Kosovës që t’i kryejë të gjitha procedurat e prokurimit për agjencitë e pavarura të cilat i përgjigjen Kuvendit të Kosovës që kanë më pak se pesëdhjetë punonjës.

Por, këtë kërkesë Kuvendi e ka refuzuar në konsultim me institucionet përgjegjëse që e mbulojnë fushën e prokurimit. Ky obligim ka kaluar nën kompetencën e Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP) dhe lista numëron 16 institucione. Por, kjo Agjenci në vitin e kaluar ka pasur telashe me të gjithë tenderët të cilët i ka realizuar në emrin e shumë autoriteteve kontraktuese, për kontratat-shërbime, ngase të gjithë kanë kaluar nëpër OSHP.


Madje, AQP-ja nuk ka as burime njerëzore për ta përmbushur këtë kërkesë të ligjit. Mursel Raci, drejtor i AQP-së, ka thënë se kanë marrë premtime nga ministri i Financave që do të mbështeten me burime njerëzore. /Zëri/Telegrafi/