LAJMI I FUNDIT:

Tendat për pritjen e afganëve janë ngritur në Rinas, pritet të vijnë 1 mijë por aeroplani i parë ende nuk ka arritur të niset nga Kabuli

Tendat për pritjen e afganëve janë ngritur në Rinas, pritet të vijnë 1 mijë por aeroplani i parë ende nuk ka arritur të niset nga Kabuli

Shqipëria është gati të presë 1000 shtetas afganë, e krahas përgatitjeve për akomodimi e tyre në “Qytetin Studenti” këtu në Komandën e Forcave Ajrore pranë aeroportit të Rinasit, janë ngritur katër tenda të cilat do të shërbejnë për kontrollin mjekësor të 300 të ardhurve të parë po ashtu për fotografimin e tyre nga drejtoria e kufirit dhe emigracionit.

Informacionet e para sugjeronin se kontigjenti i parë do të mbërrinte në Shqipëri pasditen e kësaj të mërkure por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi aeroporti Hamit Karzai në Kabul është pllakosur nga kaosi.


Askush nga autoritetet e përfshira në këtë operacion humanitar, nuk është në gjendje të tregojë me saktësi, se kur do të mbërrijnë 300 afganët e parë.

Gjithçka është e lidhur me situatën në aeroportin e Kabulit pushtuar nga njerëzit e rrethuar me postblloqe të Talebanëve.

Megjithatë kjo nuk i ka penguar autoritetet shqiptare, në vijimin e përgatitjeve në Rinas, të cilat u panë nga shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaxhka, zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes dhe të ambasadës amerikane.

Në një intervistë për gazetën spanjolle El-Periodiko kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është dakordësuar të pres 1000 afgan të cilët janë, gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtorë të trupave amerikane.

Ndërkohë edhe njëherë tjetër kryeministri Edi Rama replikoi në distancë me komentuesit kundërshtues të iniciativës së Shqipërisë për të mik-pritur afganët.

“Është kaq shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse na kërkoi SHBA, pasi është qesharake t’u kthesh kurrizin atyre dhe të fajësosh vetëm SHBA. Ne të gjithë ishim atje si NATO dhe këta njerëz ishin atje për ne, që besonin në idealet mbi të cilat qëndrojnë SHBA dhe BE”.

Ne mund të mos jemi të pasur, thotë kreu qeverisë shqiptare, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë, dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë”. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori