LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag mund të largohet në verë nga Manchester United, por vetëm me një kusht

Ten Hag mund të largohet në verë nga Manchester United, por vetëm me një kusht

Erik Ten Hag mund të largohet nga Manchester United këtë verë në rast se ai nuk sigurohet nga klubi për fuqinë që do t’i jepet.

Sir Jim Ratcliffe do të vendosë të ardhmen e Ten Hag në ‘Old Trafford’ në fund të sezonit me klubin që po has në vështirësi për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sir Dave Brailsford, drejtori sportiv tek INEOS, dëshiron që të ndryshojë mënyrën se si United rekruton lojtarë të rinj, por Ten Hag është i etur që të sigurohet se ai do të mbetet një pjesë e rëndësishme në procesin e marrjes së vendimeve.


Tekniku holandez mban veton për të gjitha transferimet që prej ardhjes së tij si trajner në 2022, dhe dëshiron që fjala e tij të ketë peshën më të madhe në atë se cilët lojtarët duhet të vijnë dhe të largohen nga klubi.

Ten Hag konfirmon se ylli i ekipit do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit
Lexo po ashtu Ten Hag konfirmon se ylli i ekipit do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit

Ka pasur një pikëpyetje sa i përket politikës së transferimeve tek United që prej emërimit të Ten Hag, pasi ata kanë shpenzuar 100 milionë euro për të sjellë Antonyn nga Ajaxi.

Sidoqoftë, është raportuar se Ten Hag mund të mos qëndrojë as në vitin e tij të fundit të kontratës, teksa mundësia e rikthimit tek Ajaxi nuk është përjashtuar.

Ajax ka hartuar një listë të ngushtë të trajnerëve potencialë, ku aty përfshihet Ten Hag dhe asistenti i Liverpoolit, Pep Ljinders./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori