Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 16 në 39 gradë Celsius. /Telegrafi/