Temperaturat deri në 36 gradë - kujdes nga rrezet direkte të diellit


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vapë.
Sipas parashikimeve, në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale.
Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius.
Instituti ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































