Sipas analizave të fundit rreth temperaturës normale të trupit, rezulton se për shkak të ndryshimeve fiziologjike, ajo ka rënë që nga shekulli i XIX-të
Shumica prej nesh e mat temperaturën vetëm kur kemi ethe si rezultat i ftohjes apo infeksioneve. Por temperatura e trupit mund të ndikohet nga shumë faktorë të tjerë, si nga mënyra e jetesës, nga mosha dhe temperatura e ambientit mund të ndikojë në mënyrën se si trupi shpërndan nxehtësinë.
Studiuesit shpjegojnë se temperatura e trupit tregon normën e metabolizmit, që lidhet me jetëgjatësinë dhe madhësinë e trupit.
Disa nga gjetjet e studiuesve përfshijnë:
– Temperatura e trupit të burrave sot, është mesatarisht 0.59°C m e ulët se ajo e një burri të lindur në shekullin e 19.
-Temperatura e trupit të grave është ulur me 0.32°C nga viti 1980 e deri më sot.
-Analiza gjeti një ulje prej 0.03°C në temperaturën mesatare në çdo dekadë.
“Ajo që na kanë mësuar teksa rritemi në lidhje me temperaturën normale të trupit (37°C), është e gabuar.”- thotë Dr. Julie Parsonnent, një profesore mjekësie si dhe autorja e studimit.
Megjithatë, për shkak të gjinisë, kohës, ditës dhe moshës, temperatura e secilit mund të ndryshojë.
Ajo që e ka shkaktuar këtë ulje të temperaturës normale të trupit është fakti se ne jemi ndryshe nga ajo që kemi qenë në të shkuarën.
Mjedisi në të cilin jetojmë ka ndryshuar, duke përfshirë temperaturën në shtëpinë tonë, kontaktin me mikroorganizmat dh ushqimi që hamë.
Për më tepër, Dr. Parsonnet beson se shkalla mesatare e metabolizmit që tregon se sa energji përdorin trupat tanë, ka rënë me kalimin e kohës. Kjo ulje mund të jetë shkaktuar nga rënia e inflamacionit.
Së fundmi, ajri i kondicionuar dhe rritja e temperaturave në të gjithë globin, kanë sjellë një temperaturë të qëndrueshme të ambientit, duke e bërë të panevojshme shpenzimin e energjisë për të mbajtur të njëjtën temperaturë trupi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova