LAJMI I FUNDIT:

Temperatura deri në 20 gradë Celsius, parashikimi i motit në Shqipëri

Temperatura deri në 20 gradë Celsius, parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vranët kryesisht në jug të vendit si dhe kthjellime të herëpashershme në pjesën tjetër të territorit.

Në orët e mesditës dhe pasdites parashikohen reshje të dobëta shiu në mënyrë të izoluar dhe lokale në jug të vendit, përqendruar në relievet malore.


Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -2 deri në 12 gradë Celsius, në zonat e ulëta 2 deri 20 gradë Celsius, dhe në zonat bregdetare 4 deri 20 gradë Celsius. /Telegrafi/