Televizorët Samsung QLED 8K dhe 4K 2020 tashmë të disponueshëm në Shqipëri
Samsung Electronics ka njoftuar zyrtarisht fillimin e shitjeve të modeleve të reja të televizorëve QLED 8K dhe 4K 2020. Në mesin e modeleve të reja të televizorëve Samsung dallohet Q950TS QLED 8K i cili ofron një teknologji unike dhe një përvojë të pashembullt shikimi duke kombinuar cilësi të përmirësuar të figurës dhe tingullit me aftësi të reja të Inteligjencës Artificiale dhe një dizajn superior minimalist.
Raporti mes ekranit dhe kornizës në ekranin revolucionar Infinity është mahnitës, përkatësisht 99:1 – skajet e zeza janë zvogëlouar pothuajse në padukshmëri, ndërsa korniza jashtëzakonisht e hollë nuk lë vend për shpërqëndrim, kështu që përdoruesit mund të shijojnë përmbajtjen e përzgjedhur edhe më shumë. Në profil, Q950TS është jashtëzakonisht i hollë, vetëm 15 mm, kështu që me pamjen e tij paraqet përkufizimin e idesë së një ekrani të plotë. Me teknologjinë Objective Tracking Sound +, tingulli zgjerohet më shpejt se kurrë teksa shoqëron skenat në ekran, dhe altoparlantët e integruar ofrojnë një përvojë audio tre-dimensionale. Për më tepër, teknologjia Active Voice Amplifier njeh zhurmën përreth dhe zhurmën në kohë reale, kështu që automatikisht amplifikon tonin e bisedës, duke e bërë atë më të qartë. Vlen të përmendet se QLED ka gjithashtu suport HDMI 2.1.
Përveç Q950TS, përdoruesit mund të zgjedhin gjithashtu modelin Q800T QLED 8K TV. Pajisjet vijnë me teknologjinë Quantum Dot AI, e cila përmban një procesor Samsung 8K me një platformë inteligjente lider të industrisë të quajtur Tizen që sjell përmirësimin vizual të çdo përmbajtjeje. Pavarësisht nga burimi i rishikimit ose rezolucioni aktual, imazhi mund të shfaqet me deri në 33 milion pixel.
Përpos pajisjeve inovative në fushën e teknologjisë 8K, Samsung po prezanton gjithashtu një linjë të re të televizorëve QLED 4K 2020 në treg. Përdoruesit do të kenë qasje në ofertën më gjithëpërfshirëse QLED 4K, me modelet Q60T, Q65T, Q70T, Q75T Q80T dhe Q95T. Linja QLED 4K 2020 vjen me aftësi të zgjeruara të ekranit të zgjuar bazuar në inteligjencën artificiale siç është opsioni Adaptive Picture, i cili analizon shkallën e shkëlqimit dhe përmbajtjes në ekran, për të mundësuar një cilësi të përsosur të imazhit.
Të gjitha këto modele vijnë me mundësi të reja lidhjeje. Multi-View është një modalitet që lejon përmbajtjen nga një pajisje celulare të shfaqet në një pjesë të ekranit të televizorit, me fleksibilitetin për të zgjedhur midis 14 opsioneve të ndryshme të ndarjes së ekranit. Tap View, nga ana tjetër, e bën lidhjen e telefonave inteligjentë me televizorin më të lehtë se kurrë më parë, kështu që përdoruesit tani mund të shohin përmbajtjen e telefonit në ekranin e madh me një prekje të thjeshtë në të dy pajisjet.
Në Shqipëri, modeli Q950TS është i disponueshëm në 65, 75 dhe 85 inç, duke filluar nga ALL 680,900. Përmasat e disponueshme të modelit Q800T janë 65, 75 dhe 82 inç, dhe çmimet variojnë duke filluar nga ALL 512,900. Modelet 4K Q60T, Q65T, Q70T, Q75T, Q80T dhe Q95T vijnë në përmasa nga 43 në 85 inç, dhe çmimet fillojnë nga ALL 91,000.
Më shumë informacion mbi linjën e televizorëve Samsung QLED 2020 mund të gjendet në https://www.samsung.com/al/tvs/qled-tv/highlights/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet
Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re
TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja
Samsung po punon në telefonin e ri Galaxy S24 FE, prite të dalë në treg këtë vit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj