LAJMI I FUNDIT:

Televizorët e mençur Amazon Fire TV 4K vijnë si rival direkt të Android TV dhe Roku

Televizorët e mençur Amazon Fire TV 4K vijnë si rival direkt të Android TV dhe Roku

Amazon sot njoftoi se do të hyjë në garë më të drejtpërdrejtë në industrinë e televizorëve të mençur, përkatësisht platformat si Android TV dhe Roku.

Në CES 2017 u njoftua se Seiki, Westinghouse dhe Element do të nisin prodhimin e televizorëve 4K që do të kenë Amazon Fire TV OS  brenda tyre.


Fire TV OS tani do të konkurrojë direkt me modelet e bazuara në Android TV dhe prodhuesit e famshëm sikurse Sony, Sharp, Phillips dhe të tjerët.

Të gjitha modelet e reja të televizorëve do të kenë rezolucion me 3840 x 2160 piksel dhe do të jenë në gjendje për të mbështetur videot me cilësi deri në 2160p-. Këto modele do të vijnë në madhësi të ekraneve me 43-inç, 50-inç, 55-inç dhe 65-inç.

Televizorët e rinj janë planifikuar për të dalë në shitje diku më vonë këtë vit, dhe po, Amazon do të jetë një nga shitësit ekskluziv që do t’i ofrojë ata për konsumatorët. Çmimi për TV-të e reja ende nuk është bërë i ditur.