LAJMI I FUNDIT:

Telekomit i kushton 300 mijë euro në muaj moszbatimi i kodit +383 (Video)

Telekomit i kushton 300 mijë euro në muaj moszbatimi i kodit +383 (Video)

Kryesuesja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri-Berisha, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti ka thënë se Telekomi është vonuar në zbatimin e kodit telefonik +383 për shkak të disa investimeve që janë të papërballueshme për kompaninë.

Ajo ka thënë që duhet të bëhen disa investime për zbatimin e kodit shtetëror telefonik, por të cilat janë të papërballueshme për Telekomin.


Shatri-Berisha: Telekomi duhet t'i ulë pagat deri në 20% (Video)
Lexo po ashtu Shatri-Berisha: Telekomi duhet t'i ulë pagat deri në 20% (Video)

“Kërkesa për shtyrje të kodit telefonik shtetëror +383 është bërë me kërkesë edhe nga operatorët tjerë që operojnë në Kosovë. Një kërkesë e tillë është bërë pasi që Telekomi është vonuar shumë në zbatimin e disa aktiviteteve të cilat janë të domosdoshme për zbatimin e plotë të kodit”, ka thënë Shatri-Berisha.


“Aktualisht ka nevojë në disa investime të cilat për momentin janë të pa përballueshme për Telekomin. Ne jemi duke marr të gjitha veprimet e nevojshme që ky zbatim të kryhet me afat rekord dhe besoj se në muajin tetor do të jetë zbatimi i kodit telefonik shtetëror”, ka thënë ajo.

Shatri-Berisha tregon se moszbatimi i kodit telefonik Telekomit të Kosovës i sjell shpenzime deri në 300 mijë euro në muaj.

“Mos zbatimi i kodit ka kosto financiare, qoftë për kosto që i paguhet Monako Telekomit apo të hyrave të reduktuara që kalojnë nga Monako Telekomi dhe mesatarisht në muaj janë 300 mijë euro kosto fikse”, ka treguar Shatri-Berisha. /Telegrafi/