LAJMI I FUNDIT:

Telekomi i Kosovës konfirmon blerjen e internetit nga kompania Neotel në Maqedoni e cila është në proces të shitjes tek rrjeti i Telekomit serb – thotë se kjo nuk ndikon në kontratë

Telekomi i Kosovës konfirmon blerjen e internetit nga kompania Neotel në Maqedoni e cila është në proces të shitjes tek rrjeti i Telekomit serb – thotë se kjo nuk ndikon në kontratë

Telegrafi të shtunën ka raportuar se operatori “Neotel” nga Maqedonia e Veriut, nga i cili blen internet Posta dhe Telekomi i Kosovës, është në proces të shitjes  te kompania ‘simotër’ MTEL  e Telekom Serbia.

Nga Telekomi i Kosovës kanë konfirmuar për Telegrafin se kompania ‘Neotel’ nga Maqedonia e Veriut ka një kohë të gjatë, që nga viti 2010, që është njeri nga furnizuesit e Telekomit me internet.


“Sipas kontratës aktuale që e kemi, vlera mujore e internetit të blere prej tyre është rreth 2,700.00€ në muaj. Për informim e juaj shtesë, kjo linjë shërben vetëm si blerje rezervë ashtu që sigurohemi që konsumatorëve tonë të ju sigurojmë kapacitetet të mjaftueshme për shërbim të internetit të pandërprerë”, thuhet në përgjigjen e Telekomit të Kosovës për Telegrafin.

Të pyetur se a kanë njohuri se operatori Neotel nga Maqedonia Veriore janë në proces të shitjes te kompania ‘simotër’ e Telekom Serbia, ata thonë se nuk kemi informatë zyrtare lidhur me shitjen e kësaj kompanie tek ndonjë kompani tjetër.

“Informatat për shitjen e kompanisë ‘Neotel’ i kemi nga mediat. Përndryshe, shitje-blerjet e kompanive nuk ndikojnë në zbatimin e kontratave, përveç nëse kontratat parashohin kufizimin e shitjes së aksioneve në periudhën sa kanë kontratë me Telekomin ose nëse me kontratë parashihet aprovimi nga Telekomi i shitjes së aksioneve për kompaninë kontraktuese (e që në këtë rast nuk kërkohet)”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

A rrezikohet siguria kombëtare, kur Neotel nga Maqedonia “blihet” nga "Telekom Serbia", prej nga Posta e Kosovës furnizohet me internet?
Lexo po ashtu A rrezikohet siguria kombëtare, kur Neotel nga Maqedonia “blihet” nga "Telekom Serbia", prej nga Posta e Kosovës furnizohet me internet?

Sipas tyre se kjo blerje e internetit i nënshtrohet procedurave të Ligjit të Prokurimit Publik.

“Duke pasur parasysh rrethanat, nëse konfirmohet, fakti i shit-blerjes së kësaj kompanie do të na obligojë që brenda kuadrit ligjor t’i analizojmë edhe njëherë të gjitha çështjet teknike dhe jo teknike lidhur me raportet ekzistuese dhe të ardhshme me ‘Neotel”, thonë nga Telekomi i Kosovës.

Ndryshe mediat në gjuhën maqedonase dhe serbe kanë raportuar gjatë këtij viti se “Telekom Serbia” përmes kompanisë ‘simotër’ të saj MTEL ishte raportuar se do të blinte operatorin maqedonas Neotel.

Në ndërkohë operatori maqedonas Neotel ende nuk e ka finalizuar marrëveshjen me kompanisë MTEL ‘simotër’ të rrjetit të “Telekom Serbia”.

Siç merr vesh Telegrafi Maqedoni marrëveshja po detajohet edhe ende nuk ka hyrë në fuqi./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

MEKA HALAL FOOD
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori