LAJMI I FUNDIT:

Telekomi anulon konkursin për kryeshef dhe për zyrtar kryesor financiar

Telekomi anulon konkursin për kryeshef dhe për zyrtar kryesor financiar

Telekomi i Kosovës, njofton të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitat: Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit, për anulimin e konkursit.

Në njoftim thuhet se konkursi është anuluar sepse nuk ka numër te mjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs.


“I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/