Telekom Srbija ka konfirmuar për herë të parë zyrtarisht se është në bisedime për të blerë operatorin e dytë më të madh të telefonisë mobile në Shqipëri, Telekom Albania. Në një prononcim për median serbe “b92”, Telekom Srbija zbulon se ka bërë ofertë por pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Telekom Serbia synon që të pozicionohet si një lider rajonal në fushën e telekomunikacioneve. Ne kemi dorëzuar një ofertë, e cila është në shqyrtim”, thuhet në njoftim.
Telekom Albania zotërohet plotësisht nga Deutsche Telekom përmes grupit grek “OTE”. Pak ditë më parë, ky grup konfirmoi zyrtarisht ekzistencën e negociatave me palë të tjera për një shitje të mundshme të Telekom Albania, por pa dhënë detaje. Burime jo zyrtare thonë se aktualisht në garë për të blerë ish AMC-në janë tre kompani, por kandidati kryesor përflitet Telekomi Serb.
Sipas këtyre burimeve këto ditë pritet të mbërrijnë në Tiranë drejtues të Deutsche Telekom dhe Telekomit Serb për të kërkuar nga qeveria shqiptare dhënien e pëlqimit për një marrëveshje të mundshme.
Telekom Albania është operatori i dytë më i madh i komunikimeve elektronike në vend duke zotëruar rreth 24 për qind të tregut. Por vitin e kaluar kompania raportoi një humbje prej rreth 36 milionë eurosh, pas një fitimi minimal prej 1.2 milion eurosh që raportoi në 2016-ën. Tregu i vogël, rezultatet e dobëta financiare, por edhe problemet me klimën e biznesit duket se janë dhe arsyet kryesore se pse gjiganti gjerman Deutsche Telekom ka vendosur të largohet nga Shqipëria duke e nxjerrë kompaninë në shitje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur