Operatori i dytë më i madh në treg Telekom Albania është në shitje. Televizioni Klan ka mësuar se Telekom do t’i shitet kompanisë Telekom Serbia.
Në garë me Telekom Serbia janë edhe dy kompani bullgare, Vivacom, në pronësi të biznesmenit Spas Rusev dhe Globul Telenor, një tjetër operator në fushën e telekomunikacionit në Bullgari.
Propozim për blerjen e aksioneve të Telekom në Shqipëri ka bërë edhe manjati grek Vardi Vardinogiannis, pronar i firmave Motor Oil Hellas dhe Vegas Oil and Gas.
Kompania ende nuk ka shpallur një lëvizje të tillë në pronësinë e kapitaleve të saj, por burime konfidenciale për televizionin Klan thonë se ofertat e dorëzuara nga të gjitha shoqëritë janë hapur, dhe më e larta ka rezultuar ajo grupit serb.
Telekom Serbia është një kompani ku 22% të aksioneve janë në pronësi të shtetit serb, 22% i takojnë qytetarëve të Serbisë dhe 55.8% zotërohen nga Dunav banka, firmë po serbe, që operon në fushën e shërbimeve bankare dhe të sigurimeve.
Telekom Albania aktualisht zotërohet nga grupi gjerman Deutche Telekom, i cili arriti kontrollin e aksioneve të Cosmote Mobile Comunnications në Shqipëri në vitin 2015 duke u bërë pronar mazhoritar në grupin grek OTE që kishte pronësinë e operatorit Cosmote.
Shitja e parë e asteve të kompanisë u bë në vitin 2000 ku Cosmote bleu për 120 milionë euro kompaninë shtetërore AMC.
Kjo është hera e parë në Shqipëri që shoqëri serbe do të pozicionohet në një sektor strategjik sic është fusha e telekomunikacionit. Tregu i shërbimit të telefonisë celulare aktualisht ndahet dhe me dy operatorë të tjerë, grupi britanik Vodafone dhe ai turk Albtelecom. /Klan /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City