Kurrë në fakt nuk ka ekzistuar telefoni i kuq, një skenë kjo që në saje të Hollywoodit u bë një asociim për linjën e drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë dhe Moskës, gjatë krizës kubane të raketave, shkruan MSN News.

Tom Clavin nga Smithsonian - kompleksi më i madh botëror i hulumtimit - ka shpjeguar se SHBA dhe BRSS kanë ndërtuar një linjë kontakti gjatë kësaj krize, por se nuk realizohej me ndihmën e telefonit, por telegrafit.


Në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar më 20 qershor 1963, të dy forcat janë pajtuar: "Për përdorim në raste emergjente, qeveria e SHBA-ve dhe qeveria e Bashkimit Sovjetik pajtohen ta instalojnë një linjë komunikimi, të realizueshme teknikisht dhe të drejtpërdrejtë, midis dy qeverive".

Calvin thotë se fjala “direkte” ishte një keqkuptim.

"Mesazhi Bashkimit Sovjetik i dërgohej përmes kabllos 16 mijë kilometra të gjatë, nga Washingtoni, përmes Londrës, Kopenhagës, Helsinkit e deri në Moskë”, thotë Calvin.

“Linja e nxehtë” ka filluar të funksionojnë më 30 gusht 1963. I pari që ka përdorur këtë formë komunikimi ishte presidenti amerikan Lyndon Johnson, në një komunikim me kryeministrin sovjetik Alexei Kosygin.

“Të dy shtetet kanë shkëmbyen pajisjet për deshifrim”, shton Calvin i cili u ka ndihmuar të dy palëve të përkthejnë mesazhet që kanë pranuar.

Miti i telefonit të kuq lindi në Hollywood në vitet ’60. Atë e bëri të famshëm filmi “Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb”. /Telegrafi/