LAJMI I FUNDIT:

Telefoni me ekran tërheqës: Ndryshojeni madhësinë sipas dëshirës

Telefoni me ekran tërheqës: Ndryshojeni madhësinë sipas dëshirës

Një nga shfaqjet më të mëdha globale të teknologjisë, CES, sjell disa risi çdo vit që ilustrojnë se nuk ka fund për pajisjet e reja, për sa kohë që ka krijimtari. I tillë është rasti tani, kur kompania LG prezantoi një telefon me një ekran “të palosshëm”, pra një ekran tërheqës.

LG Rollable ka një ekran, madhësia e të cilit mund të ndryshohet, kështu që ndryshon nga forma e një telefoni në një tabletë. Me fjalë të tjera, ekrani shtrihet dhe kështu rrit madhësinë e tij, transmeton Telegrafi.


“Ka pasur thashetheme në lidhje me këtë telefon inteligjent dhe menaxhmenti ynë dëshiron t’i konfirmojë ato. Kjo pajisje do të dalë në treg këtë vit”, tha një zëdhënës i LG.

Në teknologjinë e ekranit, LG po punon së bashku me grupin kinez të teknologjisë BOE dhe ende nuk ka detaje se çfarë lloji të ekranit është, si dhe saktësisht se sa i madh do të jetë, raporton Kliks.

LG ka filluar punën në telefonin “Rollable” si pjesë e eksperimenteve të “Explorer Project”.

Produkt i këtyre eksperimenteve është gjithashtu LG Wing, një telefon me një dizajn rrotullues dhe dy ekrane OLED. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Kalo në kategori