LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia po dëmton zhvillimin trupor të fëmijëve

Teknologjia po dëmton zhvillimin trupor të fëmijëve
Small kids using a tablet

Shumë kohë e shpenzuar përpara iPad-ëve dhe pajisjeve të ngjashme elektronike me prekje, mund të sjellë pengim të zhvillimit të duhur të muskujve dhe kockave të fëmijëve.

Ky është përfundimi i një studimi, i cili krahasoi fëmijët e moshës tre dhe katër vjeç, të cilët luanin me lodra përkundrejt bashkëmoshatarëve të tyre që luanin me pajisje elektronike.


Kërkimi përfshiu 10 fëmijë, disa prej të cilëve luanin me iPad ndërsa të tjerët me lodra.

Profesor Straker nga Universiteti Curtin në Perth të Australisë Perëndimore, tha se ata që përdornin iPad i lëviznin gjymtyrët e sipërme dhe të gjithë trupin më pak në një periudhë 15 minutëshe sesa ata që luanin me lodra, por më tepër sesa fëmijët që shihnin televizor.

Rezultatet treguan se fëmijët që luajnë me lodra i lëviznin gjymtyrët gjashtë herë më shumë sesa kur shihnin televizor dhe tre herë më tepër sesa gjatë përdorimit të një iPad-i.

Tablet girl

Fëmijët që luajnë me lodra gjithashtu e lëviznin trupin plotësisht dy herë më tepër krahasuar me ata që përdornin një iPad dhe tre herë më tepër sesa ata që shihnin televizor.

Udhëzimet zyrtare rekomandojnë që fëmijët nën moshën dy vjeç të mos përdorin aspak pajisje elektronike. Nga ana tjetër, fëmijëve të moshës 5 deri në 17 vjeç nuk duhet t’u lejohet më shumë se dy orë në ditë përdorimi i pajisjeve.

Prindërit duhet ta kufizojnë kohën e fëmijëve në iPad, kompjuterë dhe përpara televizorit duke organizuar aktivitete familjare si shëtitjet, çiklizmi, vajtja në park apo notimi së bashku.

children-fun-outdoors

Si t’i motivoni fëmijët të jenë aktivë?

Së pari, zgjidhni aktivitetet e përshtatshme për moshën e fëmijës suaj, shkruan Shqip. Nëse nuk e bëni siç duhet këtë, ai do të zemërohet ose do të mërzitet.

Gjithashtu, ju duhet t’u jepni fëmijëve tuaj shumë mundësi për të qenë aktiv në mënyrë që ata të mund të zgjedhin se ku duan të shkojnë dhe çfarë duan të bëjnë më saktësisht.

Mbajeni fokusin tek argëtimi. Mos lejoni që fëmijët tuaj të bëjnë diçka të cilën nuk e pëlqejnë vetëm për shkak se duhet të jenë aktivë.

Fëmijët e vegjël deri në moshën 6-vjeçare duhet të luajnë shpesh për gjatë ditës të qëndruar aktivë. Nga kjo moshë deri në moshën 17-vjeçare fëmijët duhet të lëvizin jashtë shtëpisë për të paktën 60 minuta në ditë. /Telegrafi/