LAJMI I FUNDIT:

TEB fuqizon femrat me kartelën e re për ndërmarrësi “Women Entrepreneurship Credit Card”

TEB fuqizon femrat me kartelën e re për ndërmarrësi “Women Entrepreneurship Credit Card”

Në një ceremoni rasti të martën është bërë për herë të parë përurimi i kartelës së bankës TEB “Women Entrepreneurship Credit Card”, kartelë kjo e dedikuar femrave ndërmarrëse.

Ky sukses u realizua si rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm mes TEB, Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim (EBRD) dhe USAID-it.
Gjatë fjalës së përurimit, drejtori menaxhues i TEB, Ayhan Albeyoglu u shpreh se “Programi për ndërmarrësi të femrave” është lansuar para dy viteve si program unik në treg me qëllim të përkrahjes dhe fuqizimit të grave në biznes, nëpërmjet kombinimit të shërbimeve financiare dhe jo-financiare për të krijuar mekanizem të mbështetjes së pjesëmarrjes më të madhe të femrave në biznes.


“Më vonë kemi hyrë në një marrëveshje të linjës së kreditit me EBRD, e cila do të përkrahte kreditimin dhe trajnimin e këtij target grupi. Kemi vazhduar me memorandumin e mirëkuptimit me shoqatat kryesore të femrave si “She-Era”, “Women for Women” dhe “G7” që do ta ndihmonin në arritjen dhe komunikimin me ndërmarrëse”, tha Albeyoglu.

“Ne kemi fuqizuar më shumë programin duke hyrë në marrëveshje për mbulim të riskut me USAID me qëllim të rritjes së qasjes në financa. Sot, me krenari them se angazhimet e mëhershme dhe aktivitetet janë shpërblyer dhe programi është i suksesshëm për bankën dhe shoqërinë”.
Albeyoglu theksoi që deri më tani është përmbushur një portofolio prej 5.3 milionë euro, ku 200 mijë prej tyre janë alokuar bizneseve te reja. Në tërësi 625 kliene janë kredituar dhe 62 prej tyre biznese të reja.

Derisa Elena Petrovska, si udhëheqëse e EBRD-së në Kosovë tregoi disa shifra lidhur me përfshirjen e grave në ndërmarrësi, ku në Kosovë dy e treta e grave janë të punësuara, shifër kjo më e vogël se vendet fqinje me 44%. Përderisa sipas Fahey, në Kosovë vetëm 7% e bizneseve operohen dhe drejtohen nga gratë.

Bryan Fahey, USAID falënderoi bankën TEB, si një bankë progresive që ka marr iniciativë të përkrah idetë e femrave ndërmarrëse. Ai tha se USAID ka siguruar fondin e garancionit për investimet e femrave ndërmarrëse, ndërsa kemi pasur në problem sepse femrat në Kosovës nuk kanë patundshmëri për garanci të kredive, për këtë jemi duke e zhvilluar edhe projektin e ndërlidhur për trashëgiminë e femrave në Kosovë, të jenë të barabarta me burrat dhe djemtë e tyre.

Gruaja e parë që bëri pranimin zyrtar të kartelës ishte Lirije Iljazi, pronare e ndërmarrjes “Rolleo” e cila u shpreh falënderuese ndaj bankës TEB për përkrahjen e idesë së saj, duke i ndihmuar kështu që biznesi të zgjerohet dhe t’i përmbushë kapacitetet e kërkuara për të vepruar në treg.

Ajo bëri apel që secila vajzë apo grua që ka një ide biznesi të punojë që ta realizojë atë, pasi në fund mundi dhe puna do tu shpërblehet. Andaj çdo grua që ka vizionin e një ndërmarrëseje, TEB u qëndron afër në përmbushjen e synimeve te tyre. /Telegrafi/

womencard4

Artikull i sponzorizuar