LAJMI I FUNDIT:

TË VERBËR ME NJËRI-TJETRIN

TË VERBËR ME NJËRI-TJETRIN

Nga: Eduardo Galeano
Përktheu: Etleva Graceni Haxhihyseni

Kur isha i vogël, gjyshja më ka treguar fabulën e të verbërve dhe elefantit.


Tre të verbër u ndodhën përpara një elefanti.

Njëri prej tyre i preku bishtin dhe tha: “Është një litar.”

I verbri tjetër kur kapi njërën këmbë të elefantit tha me vete: “Qenka një shtyllë.”

Kur i verbri i tretë mbështeti dorën te trupi i elefantit, tha: “Është një mur.”

Ashtu jemi: të verbër me njëri-tjetrin, të verbër në këtë botë.

Qyshkur lindim, na mësojnë që të shikojmë pjesët, jo të tërën.

Kultura sunduese, një kulturë e mangët dhe veçuese, e prish historinë e të kaluarës dhe shënjon realitetin e tashëm; ajo të ndalon të duash dhe të zgjidhësh enigmat.