LAJMI I FUNDIT:

TË TË PREK E TË BËRTAS: “JE!”

TË TË PREK E TË BËRTAS: “JE!”

Poezi nga: Tudor Arghezi
Përktheu: Maksim Rakipaj

Një shenjë tënden në çdo zhurmë dhe heshtje kërkoj
dhe, si në gjueti, gjithë kohën përgjoj
veç të të shoh: je preja a fajkoi im?
Të të vras? Apo të të lutem me përgjërim?
Të të besoj a të të mohoj
ndaj gjithmonë, më kot, të kërkoj.


Je më e bukura ëndërr që kam
të të rrëzoj si gur nga qielli s’ma mban.
Si në pasqyrën e udhëve me ujë
herë të shoh që je, pastaj zhdukesh papritur;
herë lart, mes yjesh, herë ndër peshqit të shoh
si dem i egër kur për të pirë shkon.

Në historinë tënde të madhe, të dy vetëm jemi
dhe me ty mbetem përsëri të ndeshem
dhe për të fituar asnjë dëshirë s’më vjen.
Dua veç të të prek e të bërtas: “Je!”