LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën në Prizren, promovimi i veprës së Roland Spahiut

Të shtunën në Prizren, promovimi i veprës së Roland Spahiut

Të shtunën, më 15 shkurt 2020, duke filluar nga ora 18:00, në hapësirat e Librarisë “Altera” në Prizren, do të bëhet përurimi i romanit “Shtëpi prej kartoni”, të shkrimtarit Roland Spahiu.

Ky promovim do të realizohet me pjesëmarrjen e kritikëve nga Tirana, Prishtina e Prizreni.

Romani “Shtëpi prej kartoni” është pjesë e Botimeve “Altera” dhe është vepra e pestë e autorit Roland Spahiu.