LAJMI I FUNDIT:

A do të shtrenjtohet buka në Maqedoni?

A do të shtrenjtohet buka në Maqedoni?

Edhe pse ekzistojnë probleme me mullinjt, kryemistri Zoran Zaev nuk pret shtrenjtim të bukës këtë vit.

“Nuk pres shtrenjtim të bukës sepse shpresoj se produktiviteti do të jetë adekuat, do të ketë furnizime të mjaftueshme, shteti patjetër duhet të ndërhyjë. Unë zgjidhjen e shoh nëpërmjet masave moderne të cilat i shfrytëzojnë vendet tjera”, deklaroi Zaev pas vizitës ne Akuaduktin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, bëhet fjalë për mundësinë përmes së cilës dhënia e shënimeve të magazinimit nga ana e institucioneve shtetërore, ju mundëson vetë prodhuesve t’i shënojnë për të shpëtuar sezonin e mbjelljes, gjegjësisht kjo të ndodh kur shitja e drithërave ndodh kur çmimi është më i lartë, e ajo është vjeshta.

“Mekanizmat e tillë janë zgjidhje për problemet e tilla, që të mundemi, dhe të jenë të kënaqur,mjaftueshëm te motivuar, prodhuesit e grurit, dhe sigurisht kjo të mos ndikoj në cmimin e përgjithshëm të bukës”, tha Zaev./Telegrafi/