LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna gjatë protestave në SHBA, një person i vdekur – qytetari xhiron momentin tronditës

Të shtëna gjatë protestave në SHBA, një person i vdekur – qytetari xhiron momentin tronditës

Videoja tronditëse tregon një burrë i cili nisi një mori të shtënash gjatë një proteste në Kentucky të SHBA-së –pas vdekjes së gruas me ngjyrë, Breonna Tyler.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë e këtyre të shtënave mbeti i vdekur një person, ndërsa një tjetër u plagos rëndë.


Pamjet e publikuara tregojnë burrin e veshur me pantallona të shkurtra që hapi zjarr mes turmës, ndërsa njerëzit shihen duke u fshehur.

Rastin e viktimës në këtë ngjarje e konfirmoi edhe Policia e Metro Louisville, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur. /Telegrafi/