LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh në Plymouth në Anglisë, raportohet për të vdekur në incidentin “serioz dhe tragjik”

Të shtëna armësh në Plymouth në Anglisë, raportohet për të vdekur në incidentin “serioz dhe tragjik”

Ka pasur vdekje të shumta në një “incident serioz me armë zjarri” në Plymouth të Anglisë, me disa viktima të tjera që po marrin trajtim mjekësor, ka konfirmuar policia britanike.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, incidenti “nuk ka lidhje me terrorizmin” dhe i dyshuari i përfshirë nuk ishte “në arrati”.

Në një deklaratë, policia e Devon dhe Cornwall tha se një incident kritik ishte deklaruar pasi policia dhe stafi i ambulancës ndoqën incidentin në Biddick Drive në zonën Keyham.


Forcat thanë se zona është e rrethuar dhe situata besohet të jetë e kontrolluar.

Policia e armatosur dhe ambulancat ajrore u sulën në një bllok banesash në zonën Keyham vetëm pas orës 6 pasdite ndërsa banorëve iu tha të qëndronin brenda.

Kjo erdhi menjëherë pasi u dëgjuan “të shtëna armësh” dhe “përplasje të forta”. /Telegrafi/