LAJMI I FUNDIT:

Policia thotë se numri i të vdekurve është 14 – detaje të tjera rreth të shtënave me armë në Pragë të Çekisë

Policia thotë se numri i të vdekurve është 14 – detaje të tjera rreth të shtënave me armë në Pragë të Çekisë

(E plotësuar) Shefi i policisë çeke Martin Vondrášek përditësoi numrin e personave të vrarë nga të shtënat në Universitetin Charles në qendër të Pragës, duke thënë se 14 vdiqën dhe 25 të tjerë u plagosën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Vondrášek kishte thënë më parë se të paktën 15 persona kishin vdekur.


Ai tha se nga 25 të lënduarit, 10 janë në gjendje të rëndë.

Shefi i policisë i përditësoi numrat ndërsa foli në një konferencë për shtyp të enjten në mbrëmje. /Telegrafi/

Numri i të vdekurve shkon në 15, sulmuesi vrau edhe babanë e tij – detaje të tjera rreth të shtënave me armë në Pragë të Çekisë

Të paktën 15 persona janë vrarë nga të shtënat në qendër të Pragës, sipas shërbimeve çeke të urgjencës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 30 persona të tjerë janë plagosur, duke përfshirë nëntë të plagosur rëndë, sipas shërbimit çek të shpëtimit.

Policia tha më parë se personi i armatosur – një student në Fakultetin e Arteve në Universitetin Charles në Pragë – ishte “eliminuar”.

Trupi i tij u gjet në ndërtesën e universitetit, sipas zyrtarëve.

Policia tha se babai i të armatosurit gjithashtu u gjet i vdekur më herët sot.

Oficerët ende po pastrojnë zonën, përfshirë ballkonet e ndërtesës, për eksplozivë të mundshëm.

Të shtënat masive janë më vdekjeprurësit në Republikën Çeke në të paktën 40 vjet, me i fundit që ishte sulmi në spitalin e Ostravës në vitin 2019, në të cilin shtatë persona u vranë nga një person i armatosur, i cili më vonë i mori jetën edhe vetes. /Telegrafi/

Njëmbëdhjetë të vdekur, përfshirë sulmuesin – televizioni çek shpërndanë pamjet e studentëve duke u evakuuar pas të shtënave në Pragë

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për 11 të vdekur, përfshirë sulmuesin – dhe të tjerë të plagosur – pas të shtënave në qendër të Pragës, Çeki.

“Sipas ekipeve të shpëtimit, 10 persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është neutralizuar nga policia”, thuhet në një postim të televizionit çek, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Shërbimet e Shpëtimit Mjekësor të qytetit të Pragës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për “11 të vdekur duke përfshirë sulmuesin, 9 të plagosur rëndë, 5-6 të plagosur mesatarisht të rëndë, deri në 10 të plagosur lehtë. Numrat mund të ndryshojnë ende”.

Ndërkohë televizioni çek ka shpërndarë pamjet e studentëve duke u evakuuar në Pragë.

Të shtëna armësh në një universitet në qendër të Pragës – raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Njerëz të vrarë dhe plagosur janë raportuar nga të shtënat në një universitet në qendër të Pragës, Republika Çeke, thotë policia.

Oficerët thanë se kishte një numër të pacaktuar të të vdekurve dhe të plagosurve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Vritet i dyshuari, pamje që tregojnë panikun e krijuar nga të shtënat me armë që lanë disa të vdekur në qendër të Pragës
Lexo po ashtu Vritet i dyshuari, pamje që tregojnë panikun e krijuar nga të shtënat me armë që lanë disa të vdekur në qendër të Pragës

“Bazuar në informacionet fillestare, ne mund të konfirmojmë se ka njerëz të vdekur dhe të plagosur në vend”, tha policia në mediat sociale.

Ata thanë se oficerët u vendosën për shkak të të shtënave në një shkollë në sheshin Jan Palach.

Fakulteti Filozofik i Universitetit Charles dhe Akademia e Arteve, Arkitekturës dhe Dizajnit ndodhen në atë zonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori