LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh, disa të vdekur – pamje që tregojnë nxënësit që hidhen nga dritaret e shkollës në Rusi

Të shtëna armësh, disa të vdekur – pamje që tregojnë nxënësit që hidhen nga dritaret e shkollës në Rusi

Të paktën nëntë njerëz, shumica e të cilëve ishin fëmijë, janë vrarë pasi njerëz thuhet se hapën zjarr në qytetin rus Kazan, i tha të martën një agjencie shtetërore të lajmeve TASS një burim në shërbimet e sigurisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një nga sulmuesit, një 17-vjeçar, tashmë është ndaluar, TASS citoi burimin e tij të thoshte. Sulmuesi i dytë thuhet se është akoma në ndërtesën e shkollës.

Siç edhe ishte raportuar, një nga viktimat thuhet se ishte një mësuese dhe tetë viktimat e tjera ishin nxënës.


Veç të vdekurve, të paktën 10 persona janë plagosur, katër prej të cilëve u shtruan në spital.

Ndërkohë një video e publikuar në rrjetet sociale tregon fëmijët që hidhen nga dritaret e shkollës nën zhurmën e të shtënave.

Gjithashtu janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet arrestimi i njërit prej sulmuesve.

Zyra e prokurorit rajonal në republikën e Tatarstanit tha se ka filluar të shikojë të shtënat dhe prokurori rajonal është vendosur në vendngjarje.

Kazan, i vendosur rreth 800 kilometra nga Moska, i njohur si “kryeqyteti i tretë i Rusisë”, është një qytet me mbi 1.2 milion njerëz dhe më i madhi në rajonin kryesisht mysliman të Tatarstanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori