Autoritetet e sigurisë në SHBA kanë njoftuar se të paktën 10 persona janë vrarë, kur një person i armatosur filloi të shtie në drejtim të tyre në orët e para të mëngjesit në Santa Fe të Teksasit.

Një person i dyshuar është arrestuar nga policia si dhe një person tjetër "është duke u marrë në pyetje". Sherifi Ed Gongalez tha se që të dy të dyshuarit janë studentë të kësaj shkolle, transmeton Telegrafi.


1 209

Një dëshmitare e këtij rasti të tmerrshëm ka deklaruar se personi i armatosur ishte futur brenda një klase, dhe kishte filluar të gjuaj me armë në drejtim të nxënësve.

2 96

Ajo ka pranuar se kishte parë një vajzë të mbuluar në gjak duke u larguar nga klasa, ndërsa sulmuesi besohet të jetë gjithashtu nxënës i kësaj shkolle që në ato momente ka pasur revole dhe një pushkë automatike.

4 60

Një nxënës tjetër ka deklaruar për mediat amerikane se një mësues kishte aktivizuar alarmin e zjarrit, duke shpresuar se me të do t'ua bënte me dije nxënësve që të largohen për t'i shpëtuar më të keqes.

5 52

Ai pretendon se ka dëgjuar të paktën 16 apo 17 të shtëna armësh brenda shkollës. /Telegrafi/

6 44

7 37

8 28

9 24

10 19

11 17