Një person ka shtënë me armë të gjatë në oborrin e një mobilierie në fshatin Qyshk të Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Sipas tij, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:20. Policia është në vendin e ngjarjes, janë gjetur disa gëzhoja. Identiteti i të dyshuarit dihet, por është larguar”, tha Gashi. /Telegrafi/