Forumi Arsimor i të Rinjve (FAR) ka publikuar së fundmi një hulumtim mbi sfidat dhe nevojat e të rinjve sipas rajoneve planifikuese në vend. Sipas hulumtimit, 19 për qind e të rinjve në vendin tonë mendojnë se cilësia e jetës së tyre është përkeqësuar, ndërsa tetë për qind mendojnë se gjendja është përkeqësuar shumë.
Hulumtimi i FAR, ka treguar se më të kënaqur janë të rinjtë të cilët jetojnë në qytete të mëdha me nga 50.000 e më shumë banor në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë në qytete nga 1.011 deri në 5.000 banor. Autorja e anketës Natasha Stanojkoska Trajkoska, deklaroi se 56 për qind e të anketuarve besojnë se shteti nuk kontribuon për të rinjtë të cilët jetojnë në zonat e pa zhvilluara rurale.
“Më shumë se 61 për qind e të anketuarve mendojnë se shteti nuk angazhohet për të rinjtë të cilët jetojnë në varfëri për t’ua përmirësuar jetën dhe 56 për qind e tyre gjithashtu mendojnë se shteti nuk angazhohet për të rinjtë të cilët janë me aftësi të kufizuar”, shtoi ajo. Trajkoska tha se papunësia e madhe, rrogat e ulëta dhe kushtet ekonomike janë arsyet kryesore për të cilët rinia kërkon një jetë më të mirë. Ndërkohë sa i përket pakënaqësisë të ndarë sipas rajoneve ku jetojnë të rinjtë ka dallime të mëdha.
Sipas hulumtimit, të rinjtë që jetojnë, në rajonin e Vardarit janë më të kënaqur me cilësinë e jetës, ndërsa të rinjtë nga rajoni juglindor janë më pak të kënaqur me cilësinë e jetës. Drejtori ekzekutiv i FAR-it, deklaroi se përmes këtij hulumtimi donin ta shihnin se në çfarë sfidash ne nevoja përballen të rinjtë e të gjithë rajoneve në vendin tonë.
“Për fat të keq dyshimet tona që të rinjtë në zonat rurale nuk kanë të njëjtat mundësi arsimore, kulturore, ekonomike dhe sociale për zhvillim me të rinjtë që jetojnë në zonat urbane u konfirmua gjatë hulumtimit”, tha Dimitar Nizamovski.
Gjatë prezantimit të hulumtimit u mbajt dhe një diskutim ku ishte pjesë dhe Gjorgji Tasev, këshilltar për të rinj dhe politika rinore në Qeveri, Monika Zajkova, deputete dhe Evgenija Janakieska, zyrtare për të rinj në Ministrinë e Arsimi dhe Shkencës. Gjorgji Tasev, u shpreh se pikërisht këto hulumtime na tregojnë se ku duhet të fokusohemi. “Janë një lloj pasqyre se çka duhet të bëjmë për të rinjtë dhe ku të angazhohemi në rajonet e ndryshme dhe se për çka kanë nevojë të rinjtë e atyre rajoneve”, deklaroi ai.
Monika Zajkova, tha se për fat të keq në Parlament nuk ka interes për politikat rinore as edhe nga vet deputetët të cilët janë të rinj. “Derisa pikërisht ai organ duhet të jetë ai i cili duhet të angazhohet për prurjen e zgjidhjeve ligjore të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës së të rinjve”, tha Zajkova. Sipas saj, vendi ynë ka nevojë për zgjidhjen e problemeve të të rinjve dhe jo vetëm diskutime./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri