Oferta e fuqisë punëtore në Maqedoni nuk korrespondon aspak me kërkesat e punëdhënësve në treg, si te kompanitë vendore ashtu edhe te ato të huaja, për shkak të mospasjes së politikave të qarta arsimore drejtë orientimit të fuqisë punëtore në relacion me nevojat reale të tregut, shkruan gazeta KOHA. Mirëpo, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar nuk është arsyeja e vetme që kompanitë e huaja nuk mund të gjejnë kuadër profesional me arsim të mesëm të profilizuar. Sipas kryetarit të Shoqatës së punëdhënësve në Maqedoni, Angel Dimitrov, rrogat e ulëta që ofrojnë kompanitë e huaja janë një ndër shkaqet që shumë të rinj që kanë të kryer arsimin e mesëm profesional, nuk shprehin interesim për t’u punësuar në kompanitë e huaja prezentë në Maqedoni.
Sipas drejtorit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Fatmir Bytyqi, konstatimi i kompanive të huaja nuk është asgjë e re, pasi problemi i mospasjes së fuqisë punëtorë është problem ka disa vite, i cili në parim bie ndesh me përqindjen e lartë të papunësisë që themi së në Maqedoni ekziston, kurse nga ana tjetër në konkurset për vende të lira pune nuk ka interes. Momenti i dytë, sipas tij, është se në tre vitet e fundit kemi një ikje të trurit nga Maqedonia për në vendet tjera për një të ardhme më të mirë dhe rroga disa herë më të larta se sa ofrohen në Maqedoni. Si faktorë i tretë i mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar është edhe arsimi jo cilësor në Maqedoni.
Ndryshe anketa e zhvilluar nga www. fakulteti.com në vitin 2016 më të rinjtë që kanë përfunduar shkollën e mesme profesionale nxjerr në pah të vërtetën se numër i madh i të rinjve vite me radhë ikin nga Maqedonia drejt vendeve të Evropës Perëndimore me shpresë se do të gjejnë një vend pune, ku do të paguheshin shumë më mirë se për punën e njëjtë që e bëjnë në Maqedoni.
Në pyetjen se “A është profesioni i juaj i paguar në Maqedoni”, kësaj pyetje i janë përgjigjur 3.335 anketues dhe një pjesë e mirë e tyre janë përgjigjur se nëse profesioni i tyre do të paguhej 1.500 euro, nuk do të iknin nga Maqedonia, por do të qëndronin në vendlindje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur
Komisioni Evropian fton Shkupin dhe Athinën t’i përmbahen marrëveshjes për ndryshimin e emrit
Kosova dhe Katari diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën sociale
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit