LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë e Maqedonisë i kanë dyert e hapura të aderojnë në parti politike (Video)

Të rinjtë e Maqedonisë i kanë dyert e hapura të aderojnë në parti politike (Video)

Partitë politike thonë se dyert e tyre janë të hapura për të rinjtë, dhe se në listat zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit, përfshirja e tyre do të jetë prioritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Borçe Stamov nga OBRM-PDUKM-ja thotë se partia e tyre është e njohur për shanset që u jep të rinjve.


“Përveç qëndrimit se të rinjtë duhet të jenë pjesë e politikës, OBRM-PDUKM-ja për dallim nga partitë e tjera politike edhe e praktikon atë“, tha ai.

Për Nora Alitin e BDI-së, BDI-ja është e hapur ndaj të rinjve, tregoi edhe me rifreskimin e kabinetit qeveritar gjatë muajit prill të këtij viti.

“Që nga prilli i këtij viti nga 10 përfaqësues që i kemi në pushtetin ekzekutiv,9 prej tyre janë nën moshën 35 vjeçare. Besoj që kjo është ajo shprehja më kuptimplotë për sa i përket aspiratave tona për të krijuar jo vetëm ardhmërinë e të ringjeve tanë, por për të krijuar rininë e të ardhmes tonë”, thotë për Tv21, Aliti.

Ish-deputetja e LSDM-së, Marinela Mariçiç përveç përfaqësimit të të rinjve, më shumë u ndal tek përgatitja e politikanëve të ri. Ajo tha se politikanët i së ardhmes duhet të mësojë të dëgjojë mendime të ndryshme.

“Gjithmonë është e rëndësishme të keni një sens, të kemi sens në vete, të dëgjojmë tjetrin, të jemi të ekspozuar në mendime të ndryshme”, theksoi ajo.

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu ka ndarë eksperiencën e tij në PDSH, ku siç tha ai që nga mosha 23 vjeç ka qenë kryetar dege. Ai tha se me rëndësi të veçantë është që të rinjtë të jenë aktiv në politikë.

“Tani jemi në prag të përpilim të listave zgjedhore , ju garantoj të gjithëve se rinia do të jetë e përfaqësuar në listat për deputet”, tha ai.

Këtë debat e organizoi Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare “Ohri”, ku të ftuar ishin përfaqësues të të rinjve të partive politike, funksionarë aktual dhe ish-deputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori