Green Art Center-Prishtina, zyra në Gjilan, të hënën ka organizuar aktivitete për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit. Këto aktivitete u organizuan nga zyrtarë të GAC-it ndërsa u përkrahën nga nxënësit e Klubeve të Gjelbra si dhe arsimtarët përgjegjës të këtyre klubeve.
Aktivitetet e ditës së sotme nisën me marshin e nxënësve nën moton “Duam Mjedis të Pastër”, të cilët parakaluan përgjatë një pjese të qytetit të Gjilanit, duke mbajtur kapela dhe pankarta me mesazhe të shumta sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit.
Zyrtarë të GAC-it janë shprehur të kënaqur me gatishmërinë e shkollave për të bashkëpunuar dhe me gatishmërinë e nxënësve për të përcjellë çdo aktivitet të tyre. Ata thanë se i vjen mirë kur i shohin pikërisht fëmijët, duke dashur të bëjnë ndryshime dhe të vetëdijesohen në këtë aspekt. Prandaj, edhe shfrytëzuan rastin ti falënderonin të gjitha Klubet e Gjelbra për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin kësaj nisma të GAC-it për mbrojtjen e mjedisit dhe gjithçkaje që na rrethon.
Aktiviteti ka vazhduar edhe me vendosjen e një stende në një pikë të qytetit si dhe me shpërndarjen e njoftimeve dhe çantave ekologjike për qytetarë. Ndërsa, aktivitete të ngjashme gjithashtu janë zhvilluar edhe në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Gjakovë, ku është parë një masivitet i nxënësve dhe qytetarëve në përgjithësi, të cilët kanë shprehur kënaqësinë të jenë pjesë e aktiviteteve të tilla të dobishme dhe të domosdoshme për vendin tonë.
Aktivitetet e shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, janë shënuar me qëllimin e vetëm, që të përcjellin mesazh sensibilizues tek të gjithë qytetarët e Kosovës, për ruajtjen e ambientit dhe mbrojtjen e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë