LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë e komunitetit RAE vizitojnë policinë në Mitrovicë

Të rinjtë e komunitetit RAE vizitojnë policinë në Mitrovicë

Nën moton “Bëhu pjesë e Policisë së Kosovës”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, sot ishte nikoqire e vizitës së nxënësve dhe të rinjve të komunitetit RAE, në Mitrovicë.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të implementimit të projektit të përbashkët me OJQ ’’Mundësia’’, që ka filluar javë më parë, me qëllim të vetëdijesimit të komuniteteve jo-shumicë, për rolin e Policisë dhe funksionimin policor.


Siç thuhet në një komunikatë, grupi prej 30 nxënësish u pritën nga drejtori rajonal nënkolonel Nehat Thaqi, i cili prezantoi aktivitetet e projektit të përbashkët për vetëdijesim dhe inkurajim të këtyre të rinjve, ku shprehi gatishmërinë se Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë gjithnjë afër qytetarëve, si në aspektin e ofrimit të sigurisë publike, ashtu edhe të promovimit të vlerave pozitive për një shoqëri të shëndoshë të edukuar, për të ardhmen.

Përveç takimit, rrjedha e vizitës vazhdoi duke i njoftuar fëmijët për punën policore, hapësirat e punës në objektin policor, me qendrën e komunikimit, njësinë e reagimit tà « shpejtë, sistemin operativ e administrativ, krim–teknikën. Njëkohësisht zyrtarët policorë u kanë ofruar informacione për punën rutinore policore, si dhe njohuri elementare për thirrjet emergjente, dërgimin e informacionit me kohë në fushën e parandalimit etj. Gjithashtu fëmijëve u është shpjeguar edhe për të drejtat dhe përgjegjësitë e të miturve në raport me zyrtarët policorë.

Nxënësit gjatë vizitës pasqyruan njohuri të kënaqshme për punën, rolin e Policisë në fushën e sigurisë, si dhe rëndësinë e qasjes së përbashkët, për të kontribuar për siguri publike.

Me rastin e kësaj vizite të gjithë nxënësve u janë shpërndarë dhurata me simbole policore.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori