LAJMI I FUNDIT:

Të punësuarit në “NPK Tetova” marrin rrogat e janarit, Kasami kërkon kompani private për menaxhimin e mbeturinave

Të punësuarit në “NPK Tetova” marrin rrogat e janarit, Kasami kërkon kompani private për menaxhimin e mbeturinave

Të punësuarit e NPK Tetova vazhdojnë të mbeten mbrapa me rroga. Ata tani i kanë marrë rrogat e janarit dhe kjo u mundësia nga ndihma e komunës e cila ndau 25 milion denarë. Sipas kryetarit të komunës Bilall Kasami, nga këto mjete ka gjasa të paguhet edhe paga e shkurtit.

“Tani më jemi në fazën e kompensimeve të pagesës për të punësuarit me kontratë në vepër, muajin janar dhe deri në limitin që është përcaktuar nga këshilli. Do të shohim a do të përmbyllet janari dhe shkurti. Dhe pas kësaj do të duhet ndërmarrja të servisojë të gjithë pagesat e të punësuarve me kontratë në vepër”, tha Bilall Kasami – kryetar i Komunës Tetovës.

Me 31 mars në seancën e këshillit pritet të kalojë plani i fizibilitetetit dhe të zgjidhet kompani publiko private që do të menaxhojë me mbeturinat, ndërsa NPK Tetova të fokusohet vetëm me ujësjellësin.

“Veç më janë procedurat formale për regjistrimin e ndërmarrjeve të reja, njëra si ndërmarrje për ujë dhe kanalizim dhe tjetra si shoqëri tregtare për menaxhim me mbeturinat. Shkaku se menaxhimi me mbeturinat veç më kemi studim fizibiliteti që veç është gati. Në mbledhje të këshillit me 31 mars do ta diskutojë, dhe unë mendoj se do ta miratojë, pas së cilës do të vazhdojnë procedurat e tenderimit dhe zgjedhjes së operatorit privat që do menaxhojë me mbeturinat në komunën e Tetovës, me çka çështja e mbeturinave njëherë e përgjithmonë do zgjidhet në komunën e Tetovës”, deklaroi Bilall Kasami – kryetar i Komunës Tetovës.

Sipas Kasamit deri më tani ka kompani ndërkombëtare nga Zvicra, Anglia por edhe kompani vendore që të janë interesuara të menaxhojnë me mbeturinat në Tetovë. NPK Tetova kishte një borxh prej 9.7 milionë eurosh, ndërsa në fund të vitit e rriti në 10.1 milionë euro./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori