Të punësuarit e TV Nova vazhdojnë të protestojnë para zyrës së PSP-së

Disa ditë me radhë të punësuarit e Televizionit Nova kanë protestuar para objektit të Prokurorisë Speciale Publike duke dashur të kritikojnë vendimin e kësaj prokurorie që të hetohet pronari dhe udhëheqësi i këtij televizioni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Edhe sot protestat kanë vazhduar me preteksin se PSP-ja e sulmon fjalën e lirë dhe pengon lirinë e shprehjes.
''PSP duhet të ndalojë që të punojë sipas motiveve të partive politike dhe të lejojë që procesi të rrjedh ashtu si duhet.'' thonë mes tjerash protestuesit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































