LAJMI I FUNDIT:

Të premten sërish protestohet kundër EVN-së (Foto)

Të premten sërish protestohet kundër EVN-së (Foto)

‘Këshilli qytetar kundër EVN-së’ në faqen e tyre në Facebook lajmëron të gjithë të interesuarit se ditën e premte me 10.02.2017 në ora 13:00 do të protestohet sërish në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

‘Pas faljes së Xhumasë, takohemi te sheshi i Tetovës dhe prej aty vazhdojmë marshin si herën e kaluar deri te EVN!’, shkruajnë ata në Facebook.


Protesta e fundit ishte të premten e kaluar ku protestuan qindra njerëz kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Kjo është protesta e tretë e radhës. /Telegrafi/