Të premten pritet të arrijnë 100 mijë vaksina antiCOVID-19, lehtësohen procedurat për aplikim për vaksinim
Sot është mbajtur takimi konsultues i Asociacionit të Komunave të Kosovës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ndërsa u bë e ditur të premten pritet të vijnë edhe 100 mijë vaksina antiCOVID-19.
Referuar njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nisë procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve.
“Po ashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251