LAJMI I FUNDIT:

Të premten dalin para gjykatës tre të dyshuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla

Të premten dalin para gjykatës tre të dyshuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla

Të premten pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj tre personave të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.


“Po nesër pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj tyre”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Prokuroria Speciale pritet të caktojë masën e paraburgimit ndaj tre personave për rastin e gazetarit Syla
Lexo po ashtu Prokuroria Speciale pritet të caktojë masën e paraburgimit ndaj tre personave për rastin e gazetarit Syla

Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Kosovës sot do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të  ndaluar për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’, për rastin e sulmit fizik ndaj gazetarit, Valon Syla.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Arrestohen tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla
Lexo po ashtu Arrestohen tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla

“Ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të  ndaluar për veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’, nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 të KPRK-së”, ka thënë Lutfiu.

Ndryshe, Prokuroria Speciale të mërkurën njoftoi se pas një angazhimi intensiv të hetuesve të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Kundër Terrorizmit, është arritur që të identifikohen tre të dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Nxitje e përçarjes  dhe mos durimit’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori