Trepça ’89 do të shkojë në Gjakovë në kërkim të fitores, e cila do ta mbante afër Prishtinës në garën për titull. Test jo më pak i vështirë pritet të jetë edhe për Trepçën, që do të jetë nikoqir i Drenicës.

Prishtina gjithashtu nuk do ta ketë të lehtë me Besën e cila ka sjellë shumë përforcime në radhët e veta dhe janë përgatitur bukur mirë për këtë stinor edhe pse e humbën ndeshjen kundër Hysit në garat e Kupës.


Orari i ndeshjeve të javës së 18-të:

E premte, 08.03.2013 nga ora 13:00
Gjakovë: Vëllaznimi - Trepça ‘89

E shtunë, 09.03.2013 nga ora 13:00
Mitrovicë: Trepça - Drenica
Suharekë: Liria - Drita

E dielë, 10.03.2013 nga ora 13:00
Prishtinë: Prishtina – Besa
Vushtrri: Llamkos Kosova - Hysi
Skenderaj: Feronikeli - Hajvalia

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app