Të premten (25 gusht) nis Fotoist - International Photography Festival.

Ngjarja më e madhe e fotografisë zë vend në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 29 gusht (e martë).


Fotoist do të mirëpresë “Imagine: Reflections on Peace”, një ekspozitë multimediale që eksploron temat dhe sfidat e ndërtimit të paqes përmes një vështrimi gjithëpërfshirës në shoqëritë që kanë vuajtur dhe i mbijetuan konflikteve të dhunshme.

368034818 263843933171091 1643150819731267927 n

Ekspozita paraqet punën e disa prej fotografëve, jetët e të cilëve i janë kushtuar mbulimit të luftës dhe pasojave të saj.

Disa nga fotografitë që do të ekspozojnë punën e tyre janë: Ron Haviv, Gary Knight, Gilles Peress, Stephen Ferry, Don McCullin, Nichole Sobecki, Jack Picone, Ronald Neveu dhe Nicole Tang.

367880577 682052703827955 8127115573279191196 n

Duke përdorur foto historike, tekste, video dhe mundësi interaktive, ekspozita “Imagine’ i sjell vizitorët ballë për ballë me realitetet e konfliktit të dhunshëm dhe shtron pyetjen: "Pse është kaq e vështirë të bësh një paqe të mirë kur është kaq e lehtë të imagjinohet?".

Si partnerë të këtij festivali cilësohen: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Swiss-Kosovo Cooperation, Barabar Centre, Birra Peja, Armata etj. /Telegrafi/

367766329 798353945316894 3627760081492337440 n

367970834 1104597110509571 4934352759980921711 n

367676101 608256634845749 5141511255518421254 n