LAJMI I FUNDIT:

Të paktën shtatë të plagosur, momenti i shpërthimit të një kamioni të zjarrfikësve në Los Anxhelos

Të paktën shtatë të plagosur, momenti i shpërthimit të një kamioni të zjarrfikësve në Los Anxhelos

Të paktën shtatë zjarrfikës janë lënduar nga një shpërthim që la tre prej tyre në gjendje kritike – në jug të Los Anxhelosit të enjten në mëngjes, sipas kohës lokale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pak para orës 7 të mëngjesit, Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit (LAFD), iu përgjigj një thirrjeje për një kamion “nën presion zjarri” në Wilmington.


Dhe pas kësaj thuhet se kishte një shpërthim, duke plagosur gjithsej shtatë zjarrfikës, sipas një alarmi të LAFD.

Tre u transportuan menjëherë në spital, me të paktën dy prej të plagosurve të vlerësuar si në gjendje kritike.

Pjesa tjetër e të lënduarve thuhet se u trajtuan në vendngjarje.

Ende nuk dihen shkaqet fillestare të zjarrit dhe rrethanat e shpërthimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori