LAJMI I FUNDIT:

Të paktën një i vdekur nga të shtënat në një shkollë në Iowa

Të paktën një i vdekur nga të shtënat në një shkollë në Iowa

Disa persona u plagosën të enjten në mëngjes nga të shtënat në një shkollë të mesme në Perry, Iowa në ditën e parë të mësimit pas pushimit dimëror.

Të shtënat në shkollën e mesme Perry ndodhën pak pas orës 7:30 të mëngjesit (sipas orës lokale amerikane) dhe rezultoi me të “plagosur të shumtë”, tha Sherifi i Qarkut Dallas, Adam Infante.


Numri i saktë i të lënduarve ende nuk dihet, shtoi ai, raporton reuters.

Dita e parë e shkollës pas pushimit dimëror, të shtëna me armë në një shkollë të mesme në Iowa
Lexo po ashtu Dita e parë e shkollës pas pushimit dimëror, të shtëna me armë në një shkollë të mesme në Iowa

Pas konferencës, CNN dhe NBC News raportuan se sulmuesi kishte vdekur, duke cituar zyrtarë të zbatimit të ligjit. NBC raportoi se i dyshuari vdiq nga një plagë e vetë shkaktuar me armë zjarri.

ABC News raportoi më parë se të paktën një person u vra, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të zbatimit të ligjit. Gjatë konferencës, Infante nuk e konfirmoi apo mohoi atë raport.

Sherifi tha se sulmuesi ishte identifikuar, por nuk ofroi informacione të mëtejshme.

Ndryshe, Perry, qytet me rreth 7900 banorë është rreth 64 kilometra në veriperëndim të Des Moines, kryeqyteti i shtetit të Iowas. /Telegrafi/