LAJMI I FUNDIT:

Të paktën katër të vrarë dhe tetë të plagosur nga sulmi në një bankë në Kentaki, sulmuesi që po ashtu vdiq në vendngjarje thuhet se ishte ish-punonjës

Të paktën katër të vrarë dhe tetë të plagosur nga sulmi në një bankë në Kentaki, sulmuesi që po ashtu vdiq në vendngjarje thuhet se ishte ish-punonjës

Të paktën katër persona humbën jetën gjatë të shtënave në Bankën e Vjetër Kombëtare në Louisville, Kentaki dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën, tha policia gjatë një konference për shtyp të hënën.

Sulmuesi është gjithashtu i vdekur, tha Zëvendës Shefi i Policisë Metropolitane të Louisville, kolonel Paul Humphrey.


Të paktën dy oficerë policie u qëlluan gjatë shkëmbimit me zjarr, theksoi Humphrey, transmeton Telegrafi.

Nga të paktën tetë personat e transportuar në spital, dy janë në gjendje kritike, sipas Humphreyt. Një nga ata dy është një oficer policie i cili aktualisht është në operacion, u shpreh ai.

Policia beson se ‘sulmuesi i vetëm’ përgjegjës për të shtënat në Louisville “kishte lidhje me bankën”.

Të paktën pesë të vdekur nga të shtënat në Kentaki, sulmuesi në mesin e tyre
Lexo po ashtu Të paktën pesë të vdekur nga të shtënat në Kentaki, sulmuesi në mesin e tyre

Derisa autoritetet po punojnë për të zbardhur lidhjen, ata thanë se duket se i dyshuari ka qenë një ish-punonjës i bankës.

Policia iu përgjigj brenda tre minutave thirrjes për të shtënat që ndodhën në mëngjes (koha lokale amerikane) dhe u ndeshën pothuajse menjëherë me të dyshuarin, sipas deklaratës së Humphreyt. I dyshuari po gjuante përsëri me armë kur u ndesh me policinë.

Policia kishte shkëmbyer të shtëna me sulmuesin i cili vdiq në vend të ngjarjes, shtoi ai.

Autoritetet tani po përpiqen ta kuptojnë nëse sulmuesi vdiq nga të shtënat me armë zjarri apo nga vetë-plagosja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori