LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 9 të vdekur në Teksas, Oklahoma dhe Arkansas pasi stuhitë goditën fuqishëm të gjithë rajonin

Të paktën 9 të vdekur në Teksas, Oklahoma dhe Arkansas pasi stuhitë goditën fuqishëm të gjithë rajonin

Stuhitë e fuqishme vranë të paktën nëntë njerëz dhe lanë një gjurmë të gjerë shkatërrimi të dielën në Teksas, Oklahoma dhe Arkansas, gjatë motit të fundit vdekjeprurës që ka goditur një pjesë të SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pesë nga vdekjet ishin në Teksas, pranë kufirit të Oklahomas, ku një tornado natën e së shtunës përfshiu një zonë rurale pranë një parku shtëpish, thanë zyrtarët.

Stuhitë shkaktuan dëme edhe në Oklahoma, ku u lënduan të ftuarit në një dasmë në natyrë.

Dhjetëra mijëra banorë ishin pa energji në të gjithë rajonin.

“Ka mbetur vetëm një gjurmë mbeturinash. Shkatërrimi është goxha i rëndë”, tha për Associated Press sherifi i qarkut Cooke Ray Sappington.

Zyrtarët thanë se shumë njerëz u transportuan në spitale me ambulancë dhe helikopter, por ata nuk e dinin menjëherë shkallën e plotë të lëndimeve.

Sappington tha se të vdekurit në Teksas përfshinin tre anëtarë të familjes që u gjetën në një shtëpi pranë komunitetit të vogël të Valley View.

Ndërkohë të paktën dy persona u raportuan të vrarë në Arkansas, duke përfshirë një grua 26-vjeçare e cila u gjet e vdekur jashtë një shtëpie të shkatërruar në Olvey, një komunitet i vogël në Boone County, sipas Daniel Bolen, nga Zyra e Menaxhimit të Emergjencave të qarkut.

Një person tjetër vdiq në Benton County, Arkansas.

Melody Kwok, një drejtore e komunikimit në qark, tha se shumë njerëz të tjerë u plagosën dhe se punonjësit e urgjencës po u përgjigjeshin ende thirrjeve.

Zyrtarët konfirmuan gjithashtu dy vdekje në Mayes County, Oklahoma. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, pasagjeren e lidhin për ulëse me shirit ngjitës - aviacioni federal amerikan e padit

Tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, pasagjeren e lidhin për ulëse me shirit ngjitës - aviacioni federal amerikan e padit

Amerika
Ukraina

Ukraina "përgatit terrenin" për sulme në Krime pas mbërritjes së aeroplanëve luftarakë F-16

Evropa
Ushtari rus rrëfen për humbjet e mëdha që i kanë pësuar në Kharkiv: Ishim 100 në regjimentin tim, sot jemi 12

Ushtari rus rrëfen për humbjet e mëdha që i kanë pësuar në Kharkiv: Ishim 100 në regjimentin tim, sot jemi 12

Evropa
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
Roja bregdetare greke ‘përgjegjëse’ për vdekjen e dhjetëra emigrantëve, i hodhi qëllimshëm në det - ua shponte varkat

Roja bregdetare greke ‘përgjegjëse’ për vdekjen e dhjetëra emigrantëve, i hodhi qëllimshëm në det - ua shponte varkat

Greqia
Kalo në kategori