Vala e të ftohtit siberian që ka përfshirë Europën dhe ka shkaktuar të paktën 50 të vdekur, pjesa më e madhe e të cilëve të pastrehë, do të zgjasë edhe sot.
Ajo vazhdon të shkaktojë bllokime në transport.
Ashtuquajtur “Bisha nga Lindja” nga media britanike, “Ariu i Siberisë” në Holandë apo “Moskë-Paris” në Francë, kjo valë të ftohti ka shkaktuar të paktën 50 të vdekur që prej të premtes.
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në Poloni, gjashtë në Republikën Çeke, pesë në Lituani, katër në Francë dhe në Sllovaki, dy në Itali, në Rumani, Serbi dhe në Slloveni, një në Holandë, në Angli, në Spanjë dhe në Vendet Baske, përcjell kp.
Në Estoni janë regjistruar të paktën shtatë të vdekur gjatë muajit shkurt.
Natën e djeshme termometri ka arritur deri në minus 21 gradë Celcius në rajonet malore të Kroacisë dhe Bosnjes, minus 20 gradë Celsius në Lubeck në veri të Gjermanisë, minus 19 gradë Celsius në jug të Polonisë, minus 18 gradë Celsius pranë Lieges në Belgjikë dhe minus 10 gradë Celsius në Londër, përcjell Atsh.
Në Zvicër, një pik prej minus 36 gradë Celsius u regjistrua në Glattalp, në 1 850 metra lartësi,
Shumë shkolla janë mbyllur në Britaninë e Madhe, në Irlandë, në veri të Spanjës dhe në Portugali, në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë, madje dhe në Shqipëri ku shumë fshtatra janë izoluar nga dëbora.
Shkaku i temperaturave të ftohta që kanë përfshi Evropën, është rezultat i një valë të ngrohtë alarmuese që ka depërtuar në Arktik dhe sipas shkencëtarëve, kjo është një anomali e paprecedentë kohore, shkruan Guardian.
Shkencëtarët vlerësojnë se nga stuhitë është zhvendosur koha polare në jug dhe kanë paralajmëruar mundësinë e ngrohjes globale që prish klimën polare, e cila ka ndikuar në mbajtjen e akullnajave në polin e Veriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'